Drenori proteston në seancën e Kuvendit (Foto)

Asamblisti i Kuvendit Komunal në Drenas, Xhavit Drenori ka protestuar simbolikisht në seancën e sotme të Kuvendit në shenjë pakënaqësie siq thotë ai për punësimet e parregullta në administratën komunale në Drenas.

“Në shenjë proteste rreth intervenimit nga “muskujfortë” për punësime në administratën komunale në Drenas, siç ishte rasti i fundit i G. Kocit për “punësimin e qikës së Ademit”, para foltores së kuvendit dola me këtë transparente”, ka shkruar Drenori në profilin e tij në facebook./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë