9 vjeçarja nga Mitrovica, humb jetën tragjikisht
Një vajzë 9-vjeçare ka humbur jetën sot tragjikisht në Mitrovicë. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:00.
Zëdhënës i Policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiri ka thënë për Gazetën Express se vajza 9-vjeçare u zë nga dyert e oborrit, të hekurta, ku si pasojë vdiq në spitalin rajonal të Mitrovicës.
“Dyert kanë qenë lëvizëse të hekurta në oborrin e shtëpisë, kur papritmas vajza është zënë nga to”, ka thënë Zahiti.
Ai gjithashtu ka treguar se pas incidentit vajza është dërguar në spitalin rajonal të Mitrovicës, nga ku u konstatua vdekja e saj.

