Veseli del kundër rritjes së pagave të deputetëve

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është kategorikisht kundër rritjes së pagave për deputetët e Kosovës.

Thotë se ky vendim është një plan prej disa prej tyre, e jo vendim unanim nga të gjithë përfaqësuesit e popullit.

“Sapo dëgjova për planet e disa deputetëve për rritje të rrogave të tyre. Jam kategorikisht kundër rritjes së rrogave të politikanëve. Kur popullit t’ia rrisim rrogat dhe standardin e jetës, atëherë politikanët le të mendojnë për rrogat e veta”, ka shkruar Veseli në faqen e tij të Facebook-ut.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë