VV në Drenas: Mbikëqyrja e projekteve kapitale për cilësi të garantuar
E përshëndesim aktivitetin e sotëm të kryetarit Lladrovci, lidhur me mbikëqyrjen dhe inspektimin e punëve në një nga projektet e rrugëve. Shpresojmë që këto aktivitete mos të bëhen vetëm sa për sy e faqe.
Ne duam ta pyesim kryetarin: me cilin standard po i merr mostrat dhe a ka Komuna kompani të autorizuar për marrjen e mostrave dhe testimin e tyre apo këtë e bënë organi i formuar për mbikëqyrje nga Komuna?
Në fund, ne si Lëvizje VETËVENDOSJE!, duke u konsultuar me ekspertët mund ta ndihmojmë Komunën më ofrimin e një doracaku për procesin e mbikëqyrjes dhe inspektimit sipas standardeve të lejuara.
Zinxhiri i mbikëqyrjes së punimeve duhet të jetë kështu:
1. Kompania ndërtuese (kontraktori, punëkryesi)
2. Mbikëqyrja e punimeve (sipas detyrës zyrtare nga puntorët e Komunës ose mbikëqyrja nga një kompani e kontraktuar nga Komuna)
3. Kontrolli i cilësisë së materialeve
3.1. Ekzaminimet rutinore që bëhen nga operatori i kontraktuar nga punëkryesi, dhe
3.2. Ekzaminimet kontrolluese (superkontrolla) që kryhen nga një operator i kontraktuar nga investitori-Komuna
4. Pranimi teknik që kryhet nga komisioni i Komunës apo nga një kompani private e kontraktuar nga Komuna.
Kështu përfundohet një projekt sipas procedurave ligjore.
Çdo devijim nga kjo është shkelje e Ligjit.
Sa i përket ekzaminimeve që mos të ketë konflikt interesi dhe shmangie nga procedurat, është mirë që Komuna ta kontraktoj një operator si palë e tretë që t’i kryej ekzaminimet kontrolluese (superkontrolla).
Kjo kompani duhet të jetë e akredituar sipas Standardit ISO 17025 (Standardi për Laboratorët Testues). Pastaj çdo analizë kryhet sipas standardeve përkatëse që i kërkon investitori apo që i parasheh kontraktori.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Drenas


