Shembull i mirë i kryetarit: Me kazmë në dorë merr mostrat e rrugës në Komoran

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka marrë seriozisht detyrën e të parit të komunës.
Ai të hënën është parë në njërën prej rrugëve të Komoranit me kazmë në dorë teksa po merrte mostrat në disa segmente të rrugës.
Lladrovci javën e kaluar kishte ndërprerë punimet në këtë rrugë pasi kishte marrë ankesa nga banorët se firma kontraktuese nuk po i kryen si duhet punimet.
Lladrovci nuk po lëshon pe karshi këtyre tentimeve për të vazhduar punimet e rrugës.
Ky është shembull i mirë se si duhet të punoj një kryetar komunë i cili nuk e ka të vështirë të kap edhe mjetin e punës vetëm që të punohet mirë në favor të qytetarit.