MTI ka hequr nga tregu 2 mijë e 440 produkte

2 miliardë e 536 milionë euro është vlera totale  shkëmbimeve tregtare të Kosovës. Kjo shifër është matur prej janarit deri në tetor të vitit të kaluar.

Në raportin final të punës së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për një vit, shihet se Kosova më shumë ka importuar sesa ka eksportuar mallra.

Të dhënat e paraqitura në raportin e MTI-së tregojnë se 2 miliardë e 283 milionë euro është vlera e mallrave të importuara.

Ndryshe Kosova ka arritur të eksportoj mallra vetëm në vlerën e 253 milionë eurove, siç bën të ditur vet Ministria.

Derisa për mbikëqyrjen e tregut të naftës  MTI  ka lëshuar 473 licenca.

“..Gjatë kësaj periudhe janë lëshuar 473 licenca; janë refuzuar 16; janë revokuar 13. Janë gjithsej 863 pika për shitje me pakicë të dizelit dhe benzinës. Prej tyre: 646  janë në funksion, dhe  217 janë jashtë funksionit”, bën të ditur raporti.

Numri i mostrave të marra ka shënuar rritje në krahasim me vitin 2015.

“.Janë realizuar 733 inspektime të tregut; janë tërhequr nga tregu 2,440 produkte. Është zbatuar Plani i Monitorimit të cilësisë së naftës dhe derivateve të naftës, janë marrë 580 mostra në pikat shitëse me pakicë, deponitë dhe kompanitë  publike,  ku nga 580 mostrat e marra,  534 kanë rezultuar konform standardeve (ose 92.1%), dhe 46 mostra jo konform (ose 7.9%). Krahasuar me 2015 numri i mostrave të marra gjatë këtij viti është rritur për 58%”, thuhet më tej në raport.

MTI ka filluar inspektimin edhe të pikave shitëse të karburanteve, të cilat ushtrojnë veprimtarinë pa licencë në komunat, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq, e Zvecan.

“Është krijuar trupi koordinues nacional për mbikëqyrjen e tregut; Janë kompletuar pajisjet për laboratorin mobil me të cilin do të rritet numri i verifikimit të cilësisë së karburanteve të lëngëta të naftës në tregun e brendshëm të Kosovës; Është krijuar dhe funksionalizuar databaza për shkëmbim të produkteve të pa sigurta konform databazës evropiane RAPEX”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë