Hapet një vend i lirë i punës në Skenderaj

Titulli i vendit të punës: Asistent administrativ në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Skenderaj dhe Dragash

 Agjencia e Regjistrimit Civil – Drejtorati për Pajisje me Dokumente

Marrëdhënia e punës: Në bazë të Ligjit mbi Shërbimin Civil të Kosovës dhe Akteve tjera Normative të cilat rregullojnë punësimin në SHCRK

Koeficienti: 6

Numri i referencës së vendeve të punës:  QPD- 7/2017, QPD- 4/2017

Përgjegjësi mbikëqyrëse: Jo

Raporton tek: Udhëheqësi i Qendrës për Pajisje me Dokumente

Orari i punës: I plotë

Qëllimi i punës dhe rezultatet: Kryerja e shërbimeve për pajisjen e qytetareve me letërnjoftime, pasaporta dhe patentë shoferë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1.  Bënë kontrollimin dhe vlerësimin fillestar të dokumenteve, plotësimin e formularëve elektronik dhe kompleton dokumentacionin përkatës për pajisjen e qytetarëve me letërnjoftime, pasaporta dhe patentë shoferë;
  2. Ndihmon stafin profesional dhe drejtues për zbatimin e objektivave në Qendrën për Pajisje me Dokumente në realizmin e shërbimeve ndaj qytetarëve për pajisje me letërnjoftime, pasaporta dhe patentë shoferë;
  3. Konsultohet dhe u jep udhëzime palëve për procedurat e pajisjes me dokumente të udhëtimit;
  4. Bashkëpunon ngushtë dhe merr udhëzime nga udhëheqësi i Qendrës për Pajisje me Dokumente për zbatimin e procedurave ligjore;
  5. Sipas nevojës, në raste emergjente-mjekësore (shtëpi, spital), apo tek personat me aftësi të kufizuara, zyrtari duhet të dalë edhe jashtë zyrës (objektit) për pajisjen e kësaj kategorie të aplikantëve me letërnjoftim apo pasaportë;
  6. Kryen detyra të tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga udhëheqësi.

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara (kualifikimet, përvojat si dhe aftësitë dhe shkathtësitë tjera që kërkohen për këtë vend të punës):

  • Arsimim i mesëm, trajnime përkatëse;
  • Së paku tri (3) vjet përvojë pune në fushën përkatëse teknike ose administrative;
  • Aftësi për zbatimin e procedurave dhe udhëzimeve administrative për kryerjen e detyrave të punës në fushën e regjistrimit civil dhe të pajisjes me dokumente;
  • Shkathtësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë aplikacione të programeve informata tek të tjerët;
  • Shkathtësi kompjuterike në Word dhe

Mënyra e aplikimit:

Formularët për aplikim mund të merren në recepcion të MPB-së, ose të tërhiqen nga web faqja e MPB-së, ku është bërë edhe shpallja e konkursit, në adresën www.mpb-rks.org dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore, ose nëpërmjet postës elektronike (ahmet.sh.gashi@rks-gov.net) dhe postës, në adresën: Divizioni i Burimeve Njerëzore, Rr. Luan Haradinaj p. n (afër stadiumit) Prishtinë, çdo ditë punë nga ora 8:00 -16:00.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në njërën nga gazetat ditore duke filluar nga data 20.03.2017 deri me 03.04.2017.

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni me z. Ahmet Gashi, nr. tel. 038-200 19-548.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten: kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit për kualifikim, dëshmi mbi përvojën e punës dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkohen për vendin e punës.

Kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim, në afat ligjor, nga personeli i Divizionit të Burimeve Njerëzore.

Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë, duhet të sjellin për shikim (konfirmim) të gjitha dokumentet origjinale. Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të mbylljes së shpalljes nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen.

“Shërbimi civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional“.

Tagged as: ,

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë