Kryetari Lladrovci me bashkëpunëtor benë homazhe te varri i dëshmorit Asllan Fazliu

Me rastin e shënimit të 18 vjetorit të rënies së dëshmorit Asllan Fazliu, kryetari i Komunës, z. Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga bashkëpunëtor komunal, shoqata të dala nga lufta e UÇK-së dhe familjar, kanë bërë homazhe në varrezat e fshatit Gllanasellë, ku pushon edhe trupi i dëshmorit Fazliu.
Me këtë rast, kryetari Lladrovci vlerësoj vepren dhe historinië e dëshmorit Fazliu. “Sot po përkujtojmë 18 vjetorin e njërit nga ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që kam pas fatin të njoh dhe te kem bashkëluftëtar gjatë luftës së fundit. Asllanin kam pas fatin të kem edhe mik, shok të shkollës dhe të ilegales. Jeta dhe vepra e Asllan Fazliut lidhet me historin e shumë bashkëluftetarëve tanë të Adem Jasharit, Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe shumë bashkëluftetarëve të tjerë që dhanë jetën për lirin e vendit”, ka thënë kryetari Lladrovci