Nënkryetari i Skenderajt kalon natën me personat e moshuar (Foto)

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka qëndruar gjatë mbrëmjes në Shtëpinë e personave të moshuar dhe pa përkujdesje familjare në Skenderaj, për të marrë pjesë në mbrëmjen argëtuese të organizuar enkas për këtë grup shoqëror.

Mbrëmja argëtuese për banorët e këtij institucioni u organizua nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Ansambli Drenica, gjatë së cilët Ansambli ka argëtuar të pranishmit më këngë dhe valle të interpretuar nga artistët vetëm për dëshirën e të moshuarëve.

Nënkryetari Nura më këtë rast ka shprehur respektin për këtë kategorie të shoqërisë. Ai po ashtu ka përgëzuar stafin e këtij institucioni për punën dhe kujdesin ndaj të moshuarve. Z. Nura ka falenderuar Ansamblin Drenica për gatishmërinë për t’i argëtuar banorët e Shtëpisë së të moshuarve.

Shtëpia e personave të moshuar dhe pa përkujdesje familjare në Skenderaj momentalisht ka 20 banorë të cilët jetojnë në këtë institucion në kushte të mira dhe me përkujdesje profesionale.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë