Dita e martirëve, kjo është agjenda e komunës së Skenderajt

Komuna e Skenderajt në kuadër të shënimit të Ditës së Martirëve të Komunës së Skenderajt mban aktivitetet përkujtimore dhe kulturore sipas kësaj

Agjende:

 Më 24 Mars 2017

• Ora 14:00, Avancimet kulturore Prof. Ajet Beqiri, në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj

Më 28 Mars 2017

• Ora 11:00, Homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Izbicë

• Ora 12:00, Tubim Përkujtimor në Izbicë, kushtuar Ditës së Martirëve dhe 18 vjetorit të Masakrës së Izbicës

Tubimi përkujtimor në Izbicë si tradicionalisht organizohet nga Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me familjarët e të rënëve dhe martirëve dhe shoqatat e dalura nga lufta e UÇK-së, në kuadër të shënimit të Ditës së Martirëve.

Masakra e Izbicës është masakra më e tmerrshme dhe më çnjerzore që kanë bërë forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, ku u vranë dhe u masakruan rreth 150 shqiptarë nga Dernica dhe viset tjera të Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë