Kryetari Lladrovci takon përfaqësuesit e Federatës së Boksit

Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, së bashku me shefin e Kabinetit, z. Gani Sylaj dhe Drejtoreshën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Flutura Avdiu, kanë pritur në takim përfaqësuesit e Federatës së Boksit të Kosovës dhe Klubin e Boksit “Drenasi”.
Në këtë takim, kryetari Lladrovci, potencoj se klubi i Boksit do të këtë mbështetje financiare nga Komuna e Drenasit, ne bazë të mundësive buxhetore të cilat i ka të parapara për këtë vit. Po ashtu lidhur me kërkesat e nevojshme të Klubit të Boksit, për gjetjen e një objekti për stervitje, kryetari Lladrovci tha se Komuna do të mundohet të gjejë një objekt të përshtatshëm që ne të ardhmen ky klub të mund t’i bejë stervitjet në objektin e tyre. Në këtë takim, kryetari Lladrovci riperseriti mbështetjen ndaj klubeve sportive, duke theksuar se është e nevojshme që të rinjt duhet të merren me aktivitete sportive, aktivitet ky i cili do t’i largonte të rinjt nga sjelljet negative dhe devijante të cilat janë dukuri të shpeshta në shoqëri.