VV hap pikën e saj edhe në Poklek të Ri

 

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Drenas ka vazhduar me hapjen e nën qendrave në këtë Komunë.

Sonte struktura udhëheqëse e këtij subjekti politik ka hapur pikën e saj në Poklek të Ri.

Kryetari i qendrës së VV-së, Shemsi Elezi dhe asamblisti i kësaj partie në Drenas, Sokol Bylykbashi kanë njoftuar se nga mbledhja me aktivistë të Pikës së Poklekut të Ri, janë zgjedhur edhe strukturat e saj.

Sipas tyre, Lëvizja po fuqizohet edhe në Drenas!/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë