Reagim ndaj shkrimit, “Komuna e Drenasit ndanë mbi 54 mijë euro për OJQ-në katolike”
Komuna e Drenasit, ndjen për obligim të sqaroj publikun e gjerë lidhur me shkrimin në portalet se kinse Komuna e Drenasit gjatë vitit 2015 dhe 2016 ka ndarë mjete buxhetore nga kategoria ekonomike mallra dhe shërbime për komunitetet katolike, gjë e cila është plotësisht e pavertetë. Komuna sqaron se mjetet janë ndarë, por jo për komunitete fetare dhe cilado qofshin ato. Komuna e Drenasit që nga viti 2013 ka marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi me organizatën joqeveritare zvicerrane “Caritas Kosovo, Catholic Church” përkatësisht me Caritas-in dega në Kosovë.
Në kuadër të kësaj marrëveshje bashkëfinancimi, qytetarët e Komunës së Drenasit përfitojnë shërbime shënetësore, kryesisht nga zonat rurale, përsonat me aftësi të kufizuara, kujdesit shëndetësor shtepiak për të moshuarit e vetmuar, përsonat me gjendje të rendë shëndetësore kryesisht në faza terminale të jetës dhe punësimi i tetë (8) punëtorëve shëndetësor ( gjashtë teknik dhe dy shofer). Qëllimi i kësaj marrëveshje bashkëfinancimi është përmirësimi i përgjithshëm i shërbimeve shëndetësore ambulantore për gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit.
Në kuadër të kësaj marrëveshje tre (3) vjeçare, Komuna është e obliguar që gjatë vitit fiskal të siguroj mjetet e participimit sipas marrëveshjes, po ashtu edhe Caritas Kosova (70% të mjeteve sigurohen nga Komuna me vlerë totale 46.080,79€ dhe 30% Caritas Kosova, apo 19.784,41€ të mjeteve). Caritas Kosova është e obliguar të bejë raportin vjetor financiar dhe të punës tek Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Duke parë publikimet në mediat elektronike, se këtij bashkëfinancimi i kanë dhënë ngjyrim fetar, ne si Komunë jemi thellësisht të shqetësuar, sepse Komuna lidhë marrëveshje duke u bazuar në ligjet në fuqi me organizatat vetëm duke u bazuar ne të mirën e përgjithshëm të qytetarëve dhe shërbimet profesionale që ofrojnë këto organizata. Komuna e Drenasit, do të ngirtë padi ndaj portalit i cili ka publikuar këtë të pavertetë, duke shpifur dhe nxitur urrejtje ndërfetare mes qytetarëve të komuniteteve të ndryshme në Komunën e Drenasit.

