VV në Drenas: E domosdoshme shtegu për biçiklistë dhe trotuari i rezervuar për qytetarë

Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Shemsi Elezi ka ngitur një problematikë për të gjithë ngasësit e biçikletave.
Ai thotë se në Drenas është tejet e domosdoshme ndërtimi i shtigjeve për ngasjen e biçikletave.
“E domosdoshme shtegu për biçiklistë dhe trotuari i rezervuar për qytetarë. Lëvizja VETËVENDOSJE! -Drenas në mandatin e parë qeverisës do të investojë në këto projekte në të gjitha rrugët më të frekuentuara të qytetit dhe fshatrave që lidhen me qytetin”, ka shkrur Elezi në profilin e tij në facebook./DrenicaOnline/