Veteranit invalid të UÇK-së i bëhet surprizë banesa e re


Drejtori i kësaj shoqate, Halil Kastrati thotë se edhe pse nuk është arritur shuma e duhur e parave, banesa do të përkthehet në emrin e Nezirit, ndërsa apeloi tek të gjithë bamirësit të kontribuojnë në mënyrë që të mbledhin shumën totale.
“Banesa është blerë 23 mijë euro, e falënderoj pronarin Naim Topalli nga fshati Baincë i Drenasit i cili me të vërtetë u tregua shumë solidar me ne për çmimin e banesës. Shpresojmë të kemi bamirës që na ngjisin dorën dhe të arrijmë pagimin komplet të banesës”, thotë ai, transmeton ekonomiaonline.
Ai thotë se përveç blerjes edhe e kanë mobiluar banesën, e cila komplet ka kushtuar 2000 euro. E kryefamiljari Nezir Berisha është shprehur i lumtur.
Ai falënderoi Halil Kastratin dhe të gjithë ata që ia mundësuan të bëjë një jetë më ndryshe. Banesa është 76 metra katror, ka dy dhoma gjumi dhe një sallon me kuzhinë.