Rritet AKR në Drenas, themelohet edhe një nëndegë (Foto)

 

Aleanca Kosova e Re (AKR) dega në Drenas është duke u përgatitur fuqishëm që t’i futet garës në zgjedhjet lokale të tetorit.

Partia që drejtohet nga Behgjet Pacolli sot ka edhe një nëndegë në Drenas.

Kryetari Elmi Thaqi me strukturën udhëheqëse të partisë ka themeluar nëndegën edhe në fshatin Tërdevc duke zgjedhur organet e saj.

“Sot në Tërdevc themeluam nëndegën e AKR-së dhe do të punojmë fuqishëm në avancimin e saj. Do të punojmë në bazë të planprogramit në avancimin e politikave dhe përmirësimin e kushteve në të gjitha fushat relevante. AKR po shënon rritje në Drenas dhe kjo po vërehet çdo ditë në terren”, ka deklaruar Thaqi për DrenicaOnline.

 

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë