Drenori dyshon se ish-ambulanca u dogj qëllimshëm!

Asamblisti i Kuvendit Komunal në Drenas, Xhavit Drenori shpreh dyshimet e tija se zjarrvënia në ish ambulancen e vjetër në Drenas ka qenë e qëllimshme. Ai thotë se në mbledhjen e fundit të kuvendit komunal fund shkrut 2017, Kryetari Lladrovci kishte sjellur një propozim vendim për të ndërtuar një çerdhe ndërmjet objekteve të banimit (përkatësisht aty ku është një kënd i lodrave – objekti ku janë kafeteritë Bulevard/Fontana dhe objekti tjetër ku janë kafeteritë Fer Petrol dhe Bling).
Ai thotë se në prapaskenë u pa qartë se qëllimi ishte që institucionet që gjinden në atë lokacion të dislokohen dalngadal në vende tjera dhe me këtë t’i hapet rrugë ndërtimit të objekteve të larta banimi, mu në zemër të Drenasit. Drenori thotë se ky skenar nuk i funksionoj në mbledhjen e fundit Kryetarit Lladrovci, mëqe shumica e asamblistëve votuan kundër këtij propozimi.
Ky është statusi i asamblistit Drenori i postuar në facebook:
Kogja e dyshimtë po me duket kjo zjarrëvënjë në këtë objekt!
Derisa organet përgjegjëse të gjëjnë shkaktarin, unë po i lejoj vetës të “spekuloj” pak rreth kësaj çështje.
Në mbledhjen e fundit të kuvendit komunal fund shkrut 2017, Kryetari Laldrovci kishte sjellur një porpozim vendim për të ndërtuar një qerdhe ndërmjet objekteve të banimit (përkatësisht aty ku është një kënd i lodrave – objekti ku janë kafeteritë Bulevard/Fontana dhe objekti tjetër ku janë kafeteritë Fer Petrol dhe Bling).
Në prapaskenë u pa qartë se qellimi ishte që institucionet që gjinden në atë lokacion të dislokohen dalngadal në vende tjera dhe me këtë t’i hapet rrugë ndërtimit të objekteve të larta banimi, mu në zemër të Drenasit.
Ky skenar nuk i funksionoj në mbledhjen e fundit Kryetarit Lladrovci, mëqe shumica e asamblistëve votuan kundër këtij propozimi.
Në anën tjetër “luftë” për të marrë nën kontroll këtë hapsirë për ndertime të larta banimi ka pasur në vazhdimësi edhe nga krahu tjetër i të “fortëve” në Drenas.
Nëse i hedhim një sy dokumenteve që e rregullojnë këtë çështje urbane shohim se në Planin Urban aty parashihet kompleks apo bllok urban me shkollë, qerdhe, qendër rinore.
Edhe Plani Rregullues i zonës II të qendres së Drenasit nuk e parasheh ndërtim të lartë banimi.
Së bashku me disa asmablistë në Kuvendin Komunal do vazhdojmë edhe në të ardhmen të pengojmë në mënyre demokratike degradimin e qendres se qytetit nga “banda ndërtimi” të cilat duke ndikur direkt në udhëheqësit vendimmarrës në komunën tonë po arrinë të veprojnë në prona komunale sikur të ishin prona të tzre private. Jam i sigurtë që së shpejti jo vetëm ndërtuesit por edhe zyrtarët komunal që lejuan ndërtime të larta jashtë ligjshem në Drenas do të japin llogari për ndërtimet e larta pa përmbushur kriteret e nevojshme ligjore.
Për fund: në linkun e më poshtëm e gjeni një humor të vjetër nga Sevdai Radokoshi – Qumili, me anë të të cilin më së miri mund të përkufizojmë dallimin e mendjësisë qevërisëse të krytearit aktual nga kryetari i kaluar i Drenasit.