Digjet ish ambulanca e vjetër në Drenas (Foto)

Ish ambulanca e vjetër dhe ish objekti i shërbimit për skema sociale në Drenas është kapluar nga zjarri mëngjesin e sotëm. Këtë lajm e ka dhënë kreu i Vetëvendosjes në Drenas, Shemsi Elezi.

“Përkushtimi i pushtetit për të ruajtur e mbrojtur objektet publike u pa edhe sot kur ju vu zjarri objektit të braktisur nga Komuna e Drenasit me vite të tëra. Ky objekt që u shkatërrua sot,nga rrjedh kjo zjarrëvenie e qëllimshme apo e paqëllimshme por nuk është e vetmja sepse me vite të tëra kemi objekte publike të lëna bosh dhe pa përkujdesje nga Komuna”, ka shkruar Elezi në facebook.

Ai ka pyetur komunën se cili është prioritet i tyre, mbrojtja apo shkatërrimi i pronës publike./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë