Jakup Krasniqi me familje viziton Kalanë e Rozafatit (Foto)

Ish kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi ka zgjedhur që vikendin ta kalojë me familje në njërin nga qytetet më të vjetra shqiptare, i cili po ashtu njihet për ruajtjen e traditës shqiptare.
Krasniqi, i cili është i shoqëruar nga bashkëshortja dhe dy vajzat, kanë postuar disa foto në rrjetet sociale nga Kalaja e Rozafatit të Shkodrës.
Ndryshe, Kalaja e Rozafatit është e ngritur mbi një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit të Shkodrës.

