“Kultura e botës është e mangët pa kulturën tonë”

Gruaja Demokratike e Partisë Demokratike të Kosovës, të shtunën, zhvilloi aktivitet kulturor me moton “Kultura e botës është e mangët pa kulturën tonë”.
Aktiviteti kishte porosi të qartë për të bërë më shumë në mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave kulturore të popullit tonë, me ç’rast u prezantuan disa nga vlerat e trashëgimisë shpirtërore dhe materiale të vendit tonë.
Në këtë aktivitet janë parë edhe gratë e PDK-së nga Drenasi në krye me kryetaren e forumit të gruas, Hyrije Xhemajli.
Po ashtu në këtë aktivitet është parë edhe drejtoresha e Inspeksionit në komunën e Drenasit, Autora Berisha, e cila po tregon sukses në punë e saj si dhe Rinore Zymeri, shefe e zyrës për informim./DrenicaOnline/