Të hënën protestojnë pronarët e autobusëve në Drenas

Shoqata Transportuese në Drenas (ShTD), të hënën do të protestojë para Komunës së Drenasit si shenjë revolte ndaj opertimit të taksive ilegal në këtë komunë.
Rasim Shala, kryetar i Shoqatës Transportuese ka thënë për DrenicaOnline se protesta e tyre do të mbahet të hënën prej orës 08:00 deri në orën 09:00 para Komunës ku do të kërkohet nga organet komunale ndalimi i taksive ilegale.
Komuna e Drenasit vazhdimisht ka telashe sa i përket transportit të udhëtarëve. Në të kaluarën kishte edhe grevë të kompanive transportuese./DrenicaOnline/