Studentja e quan Thaçin president të “Klanit Pronto” dhe hajn, e përjashtojnë nga salla (Video)

Presidenti i vendit Hashim Thaçi sot ka qëndruar në UBT, Universiteti për Biznes e Teknologji.

Aty ai ka mbajtur një ligjëratë për situatën në Kosovë dhe për iniciativën e tij për themelimin e ushtrisë së Kosovës.

Por, siç raporton Koha Ditore, gjatë ligjëratës nuk shkoi çdo gjë si deshi ligjëruesi e organizatori.

Një pjesëmarrëse e ligjëratës, gjatë diskursit të Thaçit, iu drejtua atij me fjalët “A je ti president i klanit “Pronto”.

Thaçi vazhdoi ligjërimin, ndërsa pjesëmarrësja vazhdoi protestën me fjalët: “Ti je hajn, ti nuk je president”.

Pas kësaj sigurimi protestuesen e nxori nga salla.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë