Shtrohen me zhavor rrugët në fshatra të Komunës së Drenasit
Komuna e Drenasit përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, me rastin e fillimit të punimeve në projektin, “Mirëmbajtja e rrugëve të rendit të katër me zhavor”, pas kërkesave të administratorëve, ka filluar punimet në furnizimin-shtrimin me zhavor në rrugët e fshatrave në Nekoc përkatsisht lagjet Fana, Ahmeti, ë fshatin Kizhnarek përkatësisht në lagjen Kastrati poashtu ka vazhduar në fshatin Fushticë të Ultë.
Mbikqyrësi së bashku me Menagjerin e projektit ka përcjellur punimet që janë zhvilluar në terren dhe ka konstatuar që punët janë janë kryer në bazë të paramasës dhe parallogarisë të hartuar nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë. Drejtoria për Shërbimeve Publike dhe Emergjencë do të vazhdojë me projektin “Mirëmbajtja e rrugëve të rendit të katër me zhavor” në ato vende ku është e nevojshme, me qëllim që t’ua lehtësojë jetesën qytetarëve të Komunës së Drenasit.

