Molliqaj krahason PDK-në me Vetëvendosjen

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka komentuar një rast në njërën nga ligjëratat e presidentit Hashim Thaçi që i ka mbajtur para disa studentëve. Në këtë takim, nëj studente i kishte thënë Thaçit “ti s`je president, je hajn”, por ajo më pas është nxjerrë nga salla, shkruan Indeksonline.

Molliqaj ka krahasuar këtë rast me punën e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, duke thënë se ky është modeli i Vetëvendosjes që punon për përmirësimin e jetës së qytetarëve duke u siguruar ujë 24 orë.

“Brenda një dite i pamë dy modele të qeverisjes: Modeli i PDK-së që i nxjerrë studentët zvarrë e nuk i lë të flasin dhe modeli i VETËVENDOSJE!-s që ua përmirëson jetën qytetarëve duke u siguruar ujë 24 orë”, ka shkruar Molliqaj.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë