“Lufta” më e re mes Thaçit dhe Veselit (Foto)

Një “luftë” e re duket se ka nisur në mes të presidentit Hashim Thaçi dhe kryekuvendarit Kadri Veseli.

Imazhi dhe paraqitja televizive është mjaft e rëndesishme për politikanët, pasi kjo i bën ata më të afërt me qytetarët, sidomos në ato pak programe argëtuese që ka në Kosovë.

Këtë të dielë do të keni mundësi që të shihni presidentin Hashim Thaçin në emisionin argëtues “Me Shukin”, por do të mund ta ndiqni edhe si aktor Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli i cili do të jetë të dielën në serialin komik “O sa mirë”, shkruan Magazina.al

Prezenca në emisione të tilla e politikanëve është mjaft e rrallë, por duket se “lufta” për të qenë sa më prenzent pranë publikut bën që Thaçi e Veseli, të mos i refuzojnë bile të kunkurojnë se cili po duket më “argëtues” se tjetri.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë