Lladrovci i tregon minstres se si po i respekton ligjet

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha me të cilën ka bashkëbiseduar për respektimin e Ligjit, barazisë gjinore, të drejtën në trashigimi nga femrat dhe për çështje të tjera.
Lladrovci, me këtë rast e ka njoftuar ministren se me fillimin e mandatit si kryetar komune, ka respektuar Ligjin duke pezulluar katër zyrtarë që kanë aktakuza dhe dy drejtor të drejtorive.
Ndërsa për të respektuar barazinë gjinore, ai ka thënë se i ka emëruar pesë drejtoresha dhe dy ushtruese të detyrës në shkolla fillore.
Ministrja Hoxha, nga ana e saj i ka përkrahur vendimet e tij dhe i ka ofruar mbështetje në të ardhmen./AktivPress