Lladrovci anulon konkursin për zyrtar të palestrës sportive, ja arsyeja (Dokument)

Komisioni për shqyrtimin e konkursit dhe zhvillimin e procedurave për vendet e lira të punës të shpallur më “Marrëveshje për Shërbime të Veçanta” në konkursin e datës 13.02.2017, me nr. 111-6978, në gazetën “Epoka e Re” për vendin e punës: Zyrtar për Palestër Sportive, i ka rekomanduar kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci që këtë vend të lirë të punës ta anuloi për arsyeje të mungesës së mjeteve buxhetore.
Kryetari Lladrovci sot në mëngjes ka aprovuar këtë rekomandim te komisionit duke e anuluar këtë konkurs./DrenicaOnline/