Drenas: Asgjesohen 325 kg te artikujve ushqimorë me afat të skaduar

 

Njoftohen qytetarët e Komunes së Drenasit, se Drejtoria për Inspeksion, konform Ligjit për mbrojtje të Konsumatorit, në Drenas që nga fillimi i këtij viti e deri më sot, kanë konfiskuar sasi të konsiderueshme të artikujve ushqimorë me afat të skaduar. Pas konfiskimit është bërë asgjësimi i tyre në bashkëpunim me Kompaninë “Pastrimi” në Drenas.

Ndërkaq gjatë këtyre ditëve shuma e artikujve të asgjësuar është në sasi prej 323.25 kilogram. Ndaj subjekteve që nuk mbajnë në kontrollë kushtet e ruajtjes dhe afatizimin e artikujve ushqimorë janë marrë masat ndëshkuese sipas Ligjit Sanitar të Kosoves në fuqi, me nr. 2003/22. Kërkojmë nga qytetarët e Komunes së Drenasit se në rast të hasjes në produkte ushqimore me afat të skaduar, menjëherë të lajmrojnë në Drejtorinë për Inspeksion me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe interesave ekonomike të Konsumatorit.

Nr kontaktues të Drejtorisë: Tel.03820040806
Tel.03820040901

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë