Në Drenas më shumë meshkuj se femra, ja diferenca

Territori i komunës së Drenasit (ish-Gllogocit) shtrihet në pjesën e Kosovës qendrore.

Sipërfaqja e gjithëmbarshme e kësaj komune përfshinë 290 km2 apo 2.66 përqind të sipërfaqes së territorit të Kosovës. Gjithë kjo trevë, e cila përbëhet nga 42 vendbanime është e rrethuar me Malet e Berishës, Kasmaqit, Qyqavicës, Goleshit dhe Lipovicës (Blinajës).

Këto male shtrihen në të dy anët e Luginës së lumit Drenica. Sipërfaqet e tokës së Luginës së Drenicës i përshkon sistemin e ujitjes “Ibër”.

Sipas regjistrimit të fundit, kjo trevë kishte një popullsi prej mbi 67,000 banorëve, ndërkaq sipas vlerësimeve të fundit tani janë mbi 73,000 banorë. Popullata e kësaj komune jeton në 42 vendbanime: në 36 fshatra, 2 qendrave urbane, 3 lokaliteteve dhe qendrës së Drenasit, transmeton DrenicaOnline.

Vështruar nga përbërja gjinore,popullatën e Drenasit e përbëjnë 51.3% meshkuj dhe 48,7% femra. Komuna është e banuar ekskluzivisht vetëm nga Shqiptarët./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë