Bylykbashi: Ja në çfarë ambienti jetojmë?

 

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Sokol Bylykbashi, ka postuar pamje të shëmtuara të qytetit.

Sipas tij, djegia e mbeturinave në tregun e qytetit përveç që i jep pamje të shëmtuar vendit njëkohësisht rrezikon edhe shëndetin e qytetarëve, transmeton DrenicaOnline.

“Kjo është gjendja në tregun e qytetit tonë, që i jep një pamje të shëmtuar qytetit dhe çka është më e rëndësishmja e rrezikon shëndetin e qytetarëve, sepse ky treg nuk është larg qendrës dhe ka edhe shtëpi rreth e përqark. Çka bën Komuna e Drenasit, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe ajo e Inspekcionit?!”, ka shkruar Bylykbashi në profilin e tij në facebook. Fotoja sipas tij është bërë me 15 mars./DrenicaOnline/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë