Zyrtare: Djali i Ramiz Lladrovcit i bashkohet këtij ekipi (FOTO)

Mbrojtësi nga Drenasi, Lapidar Lladrovci, është përforcimi i fundit i Trepçës ’89, raporton Arbresh.info.

Lajmi konfirmohet nga klubi mitrovicas, të cilët bëjnë me dije arritjen e marrëveshjes.

Lladrovci kishte kaluar tek Besa e Pejës, por që nuk kishte nënshkruar kontratë, përkundër zhvillimit të disa stërvitjeve, për t’u ndarë pas disa javësh.

Ai vite më parë ka qenë kapiten te Feronikeli derisa ka luajtur edhe për Kukësin në Shqipëri.

Ndryshe, Lapidari është i biri i kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë