Tomë Gashi: Listat për vrasje nga “Syri i Popullit”, kërcënime serioze!

Avokati i njohur, Tomë Gashi ka apeluar institucionet e vendit që të japin detaje shtesë për seriozitetin e kërcënimit të jetës së udhëheqësve të Republikës së Kosovës dhe individëve të tjerë që organizata “Syri i Popullit” i ka publikuar në media.

Në një prononcim për “Indeksonline”, ai ka thënë se Policia, MPB-ja si dhe Inteligjenca (AKI) në mënyrë diskrete të njoftojnë se sa janë serioze  këto kërcënime.  “Pra, personat që gjenden në këto lista ndihen të rrezikuar dhe të bllokuar në funksionimin e tyre”, ka thënë ai.

Më tej, avokati Gashi ka komentuar edhe rastin e tentim-vrasjen e kolegut të tij, Azem Vllasit. Sipas tij, Policia apo Inteligjenca kanë pas informata para sulmit të Vllasit dhe se të njëjtat janë dashur që paraprakisht të parandalojnë mënyrat e tyre operative, sulmin ndaj tij.

“Mbrojtja duhet t’i ofrohet pasi jeta e tij duket se është në rrezik për shkak të këtyre kërcënimeve nga kjo organizatë për të cilin nuk duhet se kush është prapa saj”, ka thënë ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë