Thaçi publikon letrën e plotë që i dërgoi Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se gjatë ditës së djeshme i ka dërguar letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg,në të cilën shkurtimisht kam paraqitur të gjitha argumentet kushtetuese, ligjore dhe politike për domosdoshmërinë e transformimit të FSK-së në Ushtrinë e Kosovës.
Madje Thaçi ka shkruar se ky transformim nuk mund të konsiderohet unilateral, sepse opinioni vendor dhe ai ndërkombëtar është në dijeni që për tre vjet me radhë jemi duke punuar në këtë drejtim.
Ky është postimi i plotë i presidentit Thaçi:
Qytetarë të nderuar,
Siç jeni të njoftuar, dje i kam dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në të cilën shkurtimisht kam paraqitur të gjitha argumentet kushtetuese, ligjore dhe politike për domosdoshmërinë e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e Kosovës dhe kam shpjeguar pse ky transformim duhet të ndodhë pikërisht tani.
Ky transformim nuk mund të konsiderohet unilateral, sepse opinioni vendor dhe ai ndërkombëtar është në dijeni që për tre vjet me radhë jemi duke punuar në këtë drejtim.
Ky veprim do të mund të konsiderohej i njëanshëm vetëm në rast se dikush nga bashkësia ndërkombëtare aludon që Kosova duhet të marrë leje nga Serbia për vendimet e saj sovrane.
Më lejoni të jem i qartë: kjo nuk do të ndodhë.
Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë në versionin shqip që ia kam dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. HTH/INFOKUSI/


