Sankofci, Korrotica dhe Fushtica tri ditë me reduktime të ashpra të energjisë elektrike

KEDS njofton për vendet që do të përballen me reduktime të energjisë elektrike gjatë ditëve në vijim në Komunën  e Drenasit. Me datat 17, 18 dhe 19 mars 2017 në TS 35/10 Drenas do të shkyçet: Dalja 10 kV Iber-Lepenci  (Kodi:10014013)  prej orës 09:00 deri në orën 12:00  dhe prej orës 14:00 deri në orën 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Fshati Sankofc, Korroticë e Epërme dhe Fushticë. Arsyeja e ndërprerjes është shtrirja e rrjetit të ri në fshatin Sankofc./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë