Kryetari Sfarqa asamblistes: “Ta ç’kyej gojën, po veç je femër”

Kryetari i Ferizajt Muharrem Sfarqa ka përdorur një gjuhë të ashpër kundrejt asamblistes Kristina Gashi – Bytyqi.
“Ta ç’kyej gojën, po veç je femër”, ishin fjalët që kryetari ia kishte drejtuar asambleistës kur kjo e fundit ka debatuar në foltoren e Kuvendit.
Asambleistja Gashi- Bytyqi duke folur rreth këtij rasti, tha të mërkurën për Express se kjo ka ndodhur vetëm se kishte qenë e zëshme.
“Kjo ka ndodhur vetëm se kam qenë e zëshme, por kryetarit nuk i kanë pëlqyer reagimet e mija dhe për atë kryetari ka përdorur një sjellje të tillë..
Kryetari më tha se ka respekt për gjininë femërore por ndryshe ishim marrë vesh. E jashtë seancës më ka thënë që t’ishe kanë burrë ta’kisha shky gojën”, sqaroi ajo për Express.
Ndërkaq e pyetur nëse rastin e ka paraqitur në polici, ajo tha se nuk e ka bërë një gjë të tillë, pasi pranon se nuk ka qenë mirë emocionalisht.
Për këtë çështje Express ka provuar të kontaktojë edhe me kryetarin Sfarqa por ai nuk ka qenë i qasshëm.
Me këtë rast, gratë asambleiste të Ferizajit kanë organizuar protestë, së cilës pritet t’i bashkohen edhe grupe të tjera të shoqërisë civile në Ferizaj, si aktivist/e feminist; artiste/ë etj.
Protesta mbahet më datë 16.03.2017, në ora 11:30, para sheshit “Adem Jashari”, në Ferizaj, me moton: “Stop gjuhës denigruese”.