Koncert humanitar në Skenderaj për shërimin e Alban Beqirit (Foto)

Këngëtaret e mirënjohur të estrades shqiptare, me 20 Mars (e hënë), do mbajnë një koncertë humanitar për t’a ndihmuar të riun Alban Beqiri nga Skenderaj i cili para disa javësh është diagnostifikuar me “Leukemi Akute”, sëmundje e cila mund të trajtohet në Turqi.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimet Musliu, ka bërë një lajmërim në llogarin e saj personale në Facebook, ku ka shkruar se Albani ka nevojë për ndihmën tonë, përcjellë Magazina.al
“Alban Beqiri ka nevoje per ndihmen tone. Me kete rast te henen me 20 Mars ne ora 16:00 ne Skenderaj organizohet koncert humanitar me kengetaret tane te mirenjohur te cilet asnjeher nuk hezitojne ti pergjigjen iniciativave humanitare”, ka shkruar Musliu.
Koncerti humanitar do të mbahet në Sallën “Hasan Prishtina” në Skenderaj dhe do të fillojë në orën 16:00.
Të gjitha mjetet e grumbulluara në këtë koncert do të shkojnë për shërimin e Albanit./Magazina.al/.
.