Dreka e ministrit Ferat Shala që kushton 1 mijë euro

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që drejtohet nga Ferat Shala i PDK’së ka shpenzuar afro 1 mijë euro për një drekë. Kjo drekë ishte shtuar me rastin e organizmit të një tryeze. Villa Germia ka qenë vendi ku është servuar ajo.
Ferat Shala që drejton ministrin e Mjedisit është kujdesur goxha shumë që organizmi i një tryeze të shkojë mirë. Madje edhe vendin e ka përzgjedhur që të jetë i qetë dhe relaksues.
“Villa Germia” që gjendet në Parkun e Gërmisë në Prishtinë ka qenë vendi ku ka akomoduar mysafirët e këtij institucioni, me rastin e Organizimit të tryezës “Integrimi dhe Buxhetimi gjinor ne hartimin dhe zbatimin e politikave te Ministrisë”, raporton Magazina.al.
Krejt kjo ministrisë së Shalës i ka kushtuar jo më pak se 993 euro.
Në njoftim e bërë publik në KRPP është treguar se për këtë tender kanë konkurruar gjithsej tri kompani.
Ministria e Mjedisit dhe “VILA GERMIA SHPK”, që është shpallur fituese, kontratën e kanë nënshkruar me datën me 06.03.2017.