Drejtoreshat e Drenasit shkëlqejnë në Kuvendin e Kosovës (Foto)

Të paktën tri nga drejtoreshat e Komunës së Drenasit, janë parë sot në ulëset e Kuvendit të Kosovës, ku Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës te mbështetur nga UNDP-ja, kanë organizuar takimin e deputeteve të Kuvendit dhe mbi 100 asambleisteve nga komuna të ndryshme të Kosovës, në të cilin do të diskutohet për buxhetimin gjinor, raporton DrenicaOnline.
Në një foto që kanë postuar në rrjetin social facebook shihen, Kimete Qorri, udhëheqëse e drejtorisë së Administratës, Anita Avdullahu udhëheqëse e drejtorisë së Bujqësisë dhe Lumnije Krapi udhëheqëse e drejtorisë së Shërbimeve Publike./DrenicaOnline/