Dega e PDK-së në Drenas po shqyrton mundësinë për futjen e Lladrovcit në kryesi

 

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas është duke shqyrtuar mundësinë se si ta inkorporojë kryetarin, Ramiz Lladrovci në kryesinë e kësaj dege.

Kështu ka thënë për Indeksonline anëtari i kryesisë së degës së PDK-së në këtë komunë, Idriz Hysenaj, i cili pohon se kjo degë ka mbajtur sot një mbledhje mirëpo ende nuk është qitë në votim nëse kryetari Lladrovci duhet të hyjë apo jo në kryesi.

Sipas tij, në këtë mbledhje janë diskutuar  vetëm modulet se si ta fusin atë në kryesi.

“Sot kemi mbajt një mbledhje të rregullt të degës sonë në Drenas. Kemi diskutuar për gjetjen e modulit se si ta fusim kryetarin Ramiz Lladrovci në kryesi, se a është në rregull se mund të vije në këshillin drejtues apo jo”, ka thënë Hysenaj.

Sipas tij, një gjë e tillë mund të ndodh javën e ardhshme. “Nuk është qitë ende në vota. Do shikojmë në mbledhjen e radhës që është javën tjetër, me 25 mars”, ka thënë Hysenaj. Sipas tij, në fund një gjë e tillë do vendoset nga kryesia vendore.

Ndërsa në anën tjetër nga burime të sigurta brenda takimit të kryesisë së PDK-së në Drenas mësohet se “nuk e kanë lejuar të futet në kryesi Ramiz Lladrovcin”.

Një ndër arsyet e forta ishte “largimi i drejtorëve të drejtorive komunale nga radhët e PDK-së”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë