Naim Bazaj takohet me Milaim Zekën, cili është plani i tyre?

 

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Drenas, Naim Bazaj është takuar sot me gazetarin dhe publicistin Milaim Zeka.

Ata kanë drekuar së bashku në një ambient të qetë në Prishtinë, raporton DrenicaOnline.

Zeka është kritikues i ashpër i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, madje së fundi e ka paditur atë për shpifje.

“Jemi në bisedime më Milaim Zekën të fillojmë së bashku në Bazën e PDK-së në Drenas. Je i mirëseardhur i nderuar! Ky shumë po mendon…Po ma mirë se te ne, nuk e gjënë!”, ka shkruar Bazaj në profilin e tij në facebook./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë