Milaim Zekës i vjen një ofertë për t’u anëtarësuar në PDK, ja si përgjigjet

Gazetarit Milaim Zeka i është bërë një ofertë për t’u anëtarësuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Këtë ofertë Zekës ia ka bërë kryesuesi i Kuvendit Komunal në Drenas, njëherësh edhe anëtar i PDK-së, Naim Bazaj.

“Jemi në bisedime më Milaim zeken të fillojm se bashku në Bazen e PDK-së ne Drenas ,

Je i mirëseardhur i nderuar ! Ky shume po mendon… Po ma mire se te ne, nuk e gjenë’, ka shkruar Bazaj.

Ndërkaq, e shpejtë ka qenë edhe përgjigja e gazetarit Milaim Zeka ndaj Bazajt. “Naim, duhet me kalu neper shoshat e Partisë, te Ramizit e te Kadrisë. Nuk e kam biografinë e pastër për mu pranu ne PDK”, ka thënë Zeka.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë