Grabovci po dëshmon në Gjykatë në prani të Fatmir Limajt (Foto)

Adem Grabovci është marrë në pyetje nga Prokurori i rastit të njohur si MTPT, në gjykatë për rastin e Fatmir Limajt, i cili akuzohet lidhur me tenderët për mirëmbajtjen e rrugëve në komunën e Gjilanit. I pranishëm në sallë është edhe Fatmir Limaj
Adem Grabvoci në seancë është pyetur nëse është ende shef i grupit parlamentar të PDK’së dhe ai është përgjigjur se ka dhënë dorëheqje para gjashtë muajve, për siç tha ai papërgjegjësisë së prokurorisë, e që fjala është për rastin e përgjimeve, raporton gazeta Express.
Pas pauzës së seancës gjyqësore ku Grabovci është thirrur si dëshmitarë i rastit MTPT, në të cilën po akuzohet Fatmir Limaj lidhur me tenderët për mirëmbajtjen e rrugëve në Gjilan, dëshmia e Grabovcit ka rifilluar pas një orë në procesin gjyqësor.
Adem Grabovci në atë kohë ishte zëvendësministër i Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, të cilën e drejtonte Limaj.