Gecaj viziton LDK-në e Drenasit, takon edhe Bilallin që u përplas me Lladrovcin

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka vizituar degën e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Drenas, ku ka takuar kryetarin Bedri Nika dhe asamblistin e Kuvendit Komunal, Rifat Bilalli.
Ky i fundi rreth dy javë më parë pati një përplasje të ashpër verbale me kryetarin e komunës, Ramiz Lladrovci dhe u bë lajm i ditës në nivel vendi./DrenicaOnline/