Rrahet shoferi i “Lindi Torus” në Komoran
Shoferi i firmës “Lindi Torus” në Drenas është sulmuar dje fizikisht nga disa persona në vendin e tij të punës, rrugës nga Prishtina për në Drenas.
Burimet e DrenicaOnline kanë treguar se shoferi Sokol Dervishi është sulmuar nga një taksist ilegal bashkë me disa persona tjerë derisa ishte në punë.
Policia e Drenasit i është përgjigjur menjëherë rastit dhe ka arrestuar kryesit e veprës ndërsa hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./DrenicaOnline/

