Ja si ndodhi rrahja e shoferit në Komoran

DrenicaOnline ju sjell detaje te sulmit të shoferit të firmës transportuese “Lindi Tours” në Komoran.

Burimet thonë se derisa shoferi Sokol Dervishi vinte nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë në drejtim të Drenasit me autobusin e tij, persona të njohur për policinë kanë dalë në Komoran ku e kanë ndaluar autobusin dhe e kanë sulmuar Sokolin në vendin e tij të punës.

E gjithë ngjarja thuhet se ka ndodhur për shkak të udhëtarëve.

Sulmuesi është taksist nga rrethi i Drenasit dhe i njëjti dyshohet se ka organizuar rrahjen e shoferit të firmës “Lindi Tours”.

Ky i fundit ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në Emergjencë ndërsa policia ka arritur të kap të dyshuarit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë