Ja se si kosovari tenton ta korruptojë policin nga Tirana me 10 euro, ky i fundit xhiron gjithçka (Video)
Një video qe po qarkullon nëpër internet ka treguar se si një kosovar ka tentuar ta korruptojë policinë e Shqipërisë me 10 euro.
Polici e ka xhiruar këtë skenë dhe më pas ka pësuar arrestimi i tij.
I arrestuari vërehet nga theksi se është nga Kosova, transmeton Gazeta Express.
Kur polici e pyet atë se çka po bën me para, kosovari i thotë se kështu punohet gjithandej, kështu po punon edhe ai. Video është bërë në qendër të Tiranës.


