Isa Xhemajlaj mirëpret themelimin e Iniciativës Qytetare “Zgjimi”

Kryetari i Nisma për Kosovën, dega në Drenas, Isa Xhemajlaj ka mirëpritur themelimin e iniciativës qytetare “Zgjimi” pasi sipas tij gjendja ka arritur në atë shkallë sa që më banorët e Drenasit nuk u besojnë premtimeve boshe të Partisë Demokratike të Kosovës.
Më poshtë deklarata e plotë e Isa Xhemajlajt:
Në Drenas sot u formua edhe një Iniciativ Qytetare.
Paknaqësia e banorëve të Drenasit sikur edhe kam paralajmëruar gjat fushatës në zgjedhjet e fundit, ka arritur në atë shkallë që banorët e Drenasit nuk iu besojnë më premtimeve boshe së PDK-së.
Abuzimi me pushtetin, keqqeverisja, papunësia,gjendja e rëndë ekonomike,nepotizimi janë vetëm disa nga faktorët që po i shtyjnë banorët e Drenasit që të kērkojnē alternativa për të dalë nga kjo krizë psiko-sociale që ka kapluar komunën tonë.
Themelimi i tri Iniciativave Qytetare në Drenas është dëshmia më e mirë se banorët e Drenasit po kërkojnë ndyshimin e gjendjes aktuale.
Edhe themelimi i Iniciativès “Zgjimi” është dēshmi se ka ardhur koha për Ndryshime.
Nisma për Kosovën Dega në Drenas përshendet themelimin e Iniciatives “Zgjimi” duke i uruar punë të mbarë dhe i ofron bashkëpunim kësaj dhe çdo iniciative që ka për qëllim përmirsimin e jetës së qytetarëve në komunën e Drenasit./DrenicaOnline/


