Artistët vendosin t’i shesin veprat për shërimin e veteranit të UÇK-së
Artisti grafik, Festim Matoshi, ka zgjedhur një metodë për ta ndihmuar veteranin e UÇK-së, britanikun Jon Harrison.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë artistëve që të marrin pjesë në një ankand ku do të shiteshin punimet e tyre në mënyrë që parat e grumbulluara t’i dedikohen shërimit të Harrisonit.
“I ftojmë të gjithë artistët që t’i bashkëngjiten iniciativës humanitare për ta ndihmuar ish-ushtarin britanik të UÇK-së, Jon Harrison, që vuan nga një sëmundje e rëndë. Ndihmo duke dhuruar punim artistik për ankandin e drejtpërdrejt në televizionin publik RTK që mbahet me 21 mars në ora 18:00, në mbështetje për #JonHarrison”, ka shkruar Matoshi në profilin e tij në Facebook.


