Projekti për rregullimin e shtratit të lumit Drenica s’përfundon as pas 3 vjetësh (Video)

Lumi Drenica, një pjesë e të cilit kalon nëpër qytetin e Drenasit, vazhdon të mbetet në gjendje jo të mirë. Derdhja e ujërave të zeza dhe e mbeturinave e ka shëmtuar këtë lumë.
E projekti për rregullimin e shtratit të këtij lumi, që kishte filluar qysh në vitin 2014, ende nuk ka përfunduar, raporton KTV.
Muajin e kaluar, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, bashkë me ministrin e Mjedisit, Ferat Shala, përuruan fillimin e punimeve në fazën e tretë, çka për opozitën në këtë qytet është e papranueshme, përurimi i një projekti të njëjtë që, sipas tyre, është neglizhuar me qëllim.
Qeverisja komunale, sipas opozitës, tri herë ka bërë prerjen e shiritit për fillimin e punimeve në këtë projekt ende të papërfunduar.
Por, në komunë thonë se me përmirësimin e temperaturave, punimet do të fillojnë.