Lladrovci krenohet me kabinetin e tij te ndërkombëtaret

 

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dje kishte pritur në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, SH.T.Z. Per Strand Sjaastad, të cilin ka falënderuar për vizitën dhe për ndihmën në vazhdimësi që i ka dhënë Norvegjia, Kosovës dhe Komunës së Drenasit.

Kryetari e njoftoi ambasadorin për zgjedhjet e jashtëzakonshmë në Drenas, si zgjedhje demokratike dhe si mesazh për gjithë vendin dhe më gjerë, po ashtu njoftoj edhe për zgjdhjen e kabinetit të tij, ku është marrë parasysh barazia gjinore, me 50% gra.

Kryetari Lladrovci ka njoftuar po ashtu se Komuna ka dhënë shembull në zotimin për respektimin e zbatimit të Ligjit dhe për krijimin e kushteve sa më të mira për investitorët e jashtëm. Po ashtu njoftoj për projektet e Komunës, në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, kulturë e bujqësi dhe ftoj që të angazhohet në sjelljen e invesititorëve të huaj, pasi që Komuna e Drenasit do të ofroj siguri dhe zbatueshmeri të ligjit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë